Andov: Ivanovi të japë mandatin dhe të vazhdojnë seancat
Ish kryetari i Parlamentit, Stojan Andov
Kryetari i parë në Kuvendin e Maqedonisë, Stojan Andov, gjatë një interviste për "Radion Evropa e Lirë", ka thënë se partitë shqiptare bënë lëvizje taktike të gabuar, duke i vendosur të gjitha çështjet në reforma.

"Kur diçka synon të arrihet një marrëveshje, ka kuptim vetëm nëse bisedohet për atë dhe asgjë nga më parë nuk është e përgatitur ose nuk është e pandryshueshme.

Për gjithçka duhet të bisedohet. Ky ishte gabimi dhe ky gabim solli mobilizim të themi nacional të maqedoasve.

Mendoj se në gjithë këtë punë ka shumë punë fallce, shumë punë të keqkuptuara që janë servuar gabimisht dhe mendoj se më vonë do të fillojnë të qartësohen dhe të qetësohen tensionet ndëretnike", është shprehur Andonov, i cili shton se do të ishte më mirë që të fillonte vazhdimi i seancave. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori