Anashkalohet shqipja edhe aty ku është zyrtare
Manifestimet kulturore në Strugë anashkalojnë përdorimin e gjuhës shqipe, edhe pse në këtë komunë ajo është gjuhë zyrtare. Ky skandal i rradhës ka ndodhur edhe me Manifestimin ndërkombëtar poetik "Mbrëmjet Strugane të Poezisë" që do të mbahet në Strugë gjatë këtij muaji, njofton INA.

Drejtuesit e këtij manifestimi kanë shpalosur programin e festivalit poetiko-letrar, duke informuar se janë 22 autorë që kanë konkurruar për çmimin "Mbrëmjet Strugane të Poezisë", ndërsa fituesi shpallet në ditën finale të këtij manifestimi letrar.

Ndër poetët me përmbledhje në konkurrim është edhe poeti shqiptar, Nehas Sopaj, me përmbledhjen e tij "Nëna prej letre".

Nga ana tjetër, për herë të parë në organet drejtuese të këtij manifestimi janë përfshirë dy artistë shqiptarë Besart Kolonja që do të përkujdeset për skenografinë dhe Xheladin Poshka si regjisor. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2012, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori