67 të shëruar e 7 rëndë, si paraqitet situata në spitalet karantinë

Ka shkuar në 256 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend, dhe fatmirësisht nuk janë regjistruar humbje të tjera jetësh duke mbetur në 15 numri i viktimave.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona duke shkuar në 67 numri i fitimtarëve me pandeminë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.


Shtuar 1.04.2020 09:41