Analistët: Zgjedhjet e reja nuk do i sjellin asgjë të mirë Maqedonisë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për "TV 21", ka thënë se nëse partitë maqedonase nuk i pranojnë kushtet e partive shqiptare, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mirëpo sipas analistëve, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asgjë të mirë në vend.

Sipas Sasho Ordinoskit në zgjedhjet e reja do të ketë ndonjë përlind më shumë për ndryshim sepse rezultatet e zgjedhjeve që u organizuan me 11 dhjetor janë zgjim për disa qytetarë.

"Nuk kam dëshirë që të ketë zgjedhje të reja, por nëse nuk mund të formohet qeveri zgjedhjet janë zgjidhje. Rezultatet e të cilave pres që të jenë në drejtim të ndryshimit. Ahmeti ka interes që asgjë mos të duket siç duhet, sepse ai dhe Gruevski janë kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit juridik.

Sigurisht bllokimi i shtetit juridik për ato është përfitim dhe kanë interes që kjo situatë të zgjas më gjatë.

Janë të vetëdijshëm se nëse ka zgjedhje të reja do të kalojnë më keq sesa tani dhe për atë do të shkojnë në mënyrë radikale me fushatë të vërtetuar me përzierjen direkte në rezultatet e zgjedhjeve në mënyrë jodemokratike", ka thënë Ordanoski.

Sipas analistit Alajdin Demiri, nëse ka zgjedhje të reja do të jenë moment i humbur për Maqedoninë.

"Ato zgjedhje asgjë nuk do të ndryshonin. VMRO-DPMNE-ja do të forcohej si parti nacionale, duke i akuzuar shqiptarët për destabilizim, ndërsa BDI-ja do të binte si parti e cila e ka humb orientimin dhe nuk do të dijë si të veprojë.

Nëse VMRO-DPMNE-ja fiton përsëri, nuk do të ketë se me kë të koalicionojë sepse nacionalizmi i tij mbetet i dëmshëm për Maqedoninë", tha Demiri.

Sipas tij, zgjidhje të mundshme për formimin e qeverisë është që ajo të jetë një qeveri ekspertësh.

Paraqitja e platformës, me qëllim ose pa qëllim, mund ta kthejë gjithë debatin kah temat etnike si dhe mos të përfillet ajo që është diskutuar më parë si të formohet shtet ku do të sundojë e drejta, si do të përballemi me politikanët e korruptuar, si do të jetë rezultati i punës së PSP-së, tha Denko Malevski.

"Në maje të diskutimit për atë se si do ta demokratizojmë shtetin e kemi fituar këtë platformë.

Nëse kthehet diskutimi në temat etnike dhe nëse kemi zgjedhje të reja të dy partitë do të fillojnë spirale etnike, duke u bashkuar rreth temave etnike dhe në masë më madhe mund të përmbyset gjithë mundi të cilin e ka investuar opinioni liberal.

Është i madh rreziku nëse nuk formohet qeveri dhe menjëherë të shkohet në zgjedhje të tjera", tha Malevski, transmeton "Zhurnal".

Elementi nacionalist, shtoi ai ka qenë nën presioni të lartë ndërkombëtar dhe partitë në zgjedhjet e fundit kanë qenë mjaft të përmbajtshme, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. /albeu.com/










Shtuar më 11/01/2017, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Partia Demokratike po zhvillon protesten anti-qeveritare, me kerkesen per zgjedhje te lira.

Partia Demokratike po zhvillon protesten anti-qeveritare, me kerkesen per zgjedhje te lira.