Analistët: Gruevski nuk do të arrijë ta formojë qeverinë
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk do të mundë të formojë qeverinë.

Analisti Gjuner Ismail pret që Gruevski të taktizojë deri në momentin e fundit por në fund do të dështojë ta formojë qeverinë.

Kuptohet se Gruevski nuk do të formojë qeveri, madje edhe nëse nuk shantazhohet, madje edhe nëse e përqafojnë dhe e puthin, ai nuk mund të formojë qeveri. Këtë e thotë matematika. Ai do të simulojë se po bën qeveri dhe në ditën e 20 mund të presim kurdisje e me të cilat do të blejë kohë. Mekanizmat e tij janë të njohura, është kryetari i kuvendit, me presidentin e famshëm të shtetit” tha analisti politik Gjuner Ismail, për Alsat.

Në intervistën e fundit, Nikolla Gruevski theksoi se nuk do të formojë qeveri me çdo kusht dhe nëse BDI heq dorë nga parimi i fituesit me fituesin, atëherë VMRO- DPMNE do të kthehej nga dera e madhe duke aluduar në fitoren që partia e tij do të korrte në zgjedhje të reja. /albeu.com/


Shtuar më 10/01/2017, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori