Analistët: Shkarkimet nuk përmirësojnë imazhin e administratës
Analistët politik shprehen skeptik sa i përket deklaratave të Gruevskit për shkarkimet në administratën shtetërore. Për Agim Jonuz lëvizjet e tilla mund të bëhen vetëm për të fituar pikë politikë në këtë periudhë parazgjedhore ku ka hyrë vendi.


“Tani hymë në një periudhë parazgjedhore dhe asgjë nuk duhet të na habisë edhe nëse ndërrohen 400 njerëz, sepse ka filluar periudha parazgjedhore.. Unë mendoj se shumë më praktike dhe më cilësore do të ishte po të mendohej për ndërrimin e strukturave udhëheqësve të të gjitha niveleve, sepse vendet kyçe gjithashtu duhet të rizgjohen dhe të shikohet nëse secili prej tyre funksionon ashtu siç duhet”, deklaroi analisti Agim Jonuzi për ALSAT. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2012, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori