Vatra e shpërthimit të koronavirusit, Kina rihap shkollat

Ndonëse Kina është vendi nga ku shpërtheu pandemia e koronavirusit, ajo tashmë e ka kaluar pjesën më të madhe të rrezikut dhe ka vendosur hapjen e shkollave.

Ky vendim, është marrë duke zbatuar dy rregulla kryesore: nxënësve u matet temperatura e trupit në hyrje të shkollës dhe gjithashtu iu duhet të tregojnë kodin jeshil në aplikacionin që aktualizon rrezikun e infeksionit personal.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës tha në një deklaratë se vetëm 3 raste janë regjistruar në vend në 24 orët e kaluara.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kinë është rritur në 82.830. Gjithsej 4.633 njerëz kanë humbur jetën në vend për shkak të koronavirusit, ndërsa 77.474 janë shëruar.


Shtuar 28.04.2020 06:30