Serbët shkulin dhe djegin flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit (VIDEO)

Kanë  nisur sërish sulmet nacionaliste në  Serbi ndaj shqiptarëve.

Një grup djemsh të rinjsh në Beograd, kanë hequr flamurin shqiptar nga Ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin serb.

Flamujt ishin vendosur pranë ambasadës shqiptare me rastin e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd në datat 3 dhe 4 nëntor për çështjen e “Open Balkan”.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa të rinjtë e kanë postuar videon në rrjetet sociale. /albeu.com/