Steve McKenna sfidon hapur Florian Markun: Do të të mposhtë përpara shqiptarëve (VIDEO)

Boksieri 24-vjeçar nga Irlanda, Steve McKenne ka sfiduar hapur luftëtarin tonë Florian Marku.

Në një video të postuar në TikTok, McKenna i bënë thirrje Markut se nuk ka shpëtim. Irlandezi ka dhjetë ndeshje si profesionist dhe të dhjeta i ka të fituara. Nga këto dhjetë fitore, gjashtë i ka me KO.

Fjalët e McKenna drejtuar Markut: “ Florian Marku, mjaft u fshehe! Unë jam këtu duke të të pritur. Do të ndeshem me ty në çdo kohë, në çdo vend, kudo që ti të duash.

Do të vij në Shqipëri dhe do të të grushtoj në vendin tënd përpara të gjithë shqiptarëve.

Le ta bëjmë këtë gjë,” kështu është shprehur boksieri 24-vjeçar Steve McKenne./ h.ll/albeu.com

@hennessysportsFlorian Marku. I’ll knock you out in-front of your own fans in Albania. ? #StevieMcKenna #FlorianMarku #Marku @Florian Marku #Albania #Albanian #Boxing #ForYou #FYP♬ original sound – HennessySports


Shtuar 16.12.2021 14:43