Analistët: Deputetë, tregoni kulturë
Shkëmbimi i akuzave të rënda në mes deputetëve të BDI dhe ato të PDSH në sallën e kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndoshta reflekton në atë se në skenën politike në vend na presin dy muaj shumë të nxehta.

Por ashpërsimi i retorikës, dhe ofendimi i deputetit të partisë tjetër nga disa deputetë në rrjetet sociale është quajt si trimëri, apo guxim. Por analistët politik pohojnë për "sq.kurir" se prej kësaj retorike nuk mund të përfitohen poenë politik tek elektorati, por thjeshtë tregon nivelin e ngritjes së kulturës, dhe pa përgatitjen e tyre të duhur për të ushtruar një postë siç është deputeti i popullit.

"Të parafytyrosh se me një retorik të tillë mund të përfitohet ndonjë poen politik tek elektorati, është koncept dhe kahje krejtësisht e gabuar, sepse opinioni çdo herë kur janë shkëmbyer akuza të tilla është distancuar nga qëndrimet e të përzgjedhurit e tyre. Kjo retorik sipas meje nuk mund të sjellë poenë politik, por thjeshtë tregon qartë nivelin e kulturës, dhe ngritjes intelektuale të disa deputetëve tanë. Unë shpresoj se deri në zgjedhjet lokale ky ashpërsim i dialogut, të ulet sa më shuma që është e mundur, dhe të gjitha partitë politike të dalin para qytetarëve me platforma të qarta, dhe me një nivel të lartë të edukimit", tha për sq.kurir analisti Mersel Bilalli.

Këtë ashpërsim të retorikës, e akuzoi edhe analisti Albert Musliu, i cili është optimistë se ajo gjendje e nxehtë e deputetëve shqiptarë ka qenë vetëm momentale, dhe se thëniet e fjalëve nuk mund, dhe nuk do të shndërrohen edhe në vepra.

"Nuk mendoj se ta presin zgjedhje të nxehta lokale, sepse problematikat të cilat duhet të trajtohen në këto zgjedhje janë lokale, dhe deri më tani në historikun tonë demokratik, nuk kemi pas mundësi të shohim se si dy kandidat kanë biseduar dhe kanë biseduar për çështjet e ambientit, apo të kulturës në atë komunë. Prandaj ndoshta do të ketë gjatë fushatës zgjedhore edhe thënie të tilla të cilat do të përdoren nga disa individ politik, por në tërësi pres që zgjedhjet lokale të jenë të qeta, sepse këtë tanimë e kemi të kushtëzuar edhe nga disa principe të zgjedhjeve të cilat kanë filluar të standardizohen", u shpreh për sq.kurir analisti Albert Musliu. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori