Analistët: Bejli dhe Orav urgjentisht ndërpritni të gjitha kreditë për Maqedoninë
Analistët në Maqedoni mendojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ka mundësi që brenda 24 orëve ta detyrojnë qeverinë në Maqedoni, sidomos ish kryeministrin Nikolla Gruevski të ndërhyjë për të tërhequr vendimin skandaloz të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe të ndërpresë kundërprotestat e palogjikshme të VMRO-DPMNE-së shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Profesori universitar, Jove Kekenovski i bëri thirrje SHBA-ve dhe BE-së që të marrin masa urgjente ndaj Maqedonisë, për ta rrëzuar diktatorin Nikolla Gruevski.

Sipas analistëve kjo bëhet vetëm me një veprim nga ambasadori amerikan, Xhes Bejli dhe ai Evropian, Aivo Orav, më konkretisht të alarmojnë institucionet ndërkombëtare që ti ndërpresin të gjitha kreditë Maqedonisë nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga Bankat Evropiane./Albeu.com/

Shtuar më 23/04/2016, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori