Amir Elezi, kandidat i BESËS në Tearcë, Daut Memishi zgjidhet kryetar dege
Këshilli Komunal i Lëvizjes BESA për Komunën e Tearcës mbajti një mbledhje në të cilën vendosi unanimisht që në zgjedhjet lokale 2017 në Komunën e Tearcës do të garoj me kandidatin dr. Amir Elezin.

Amir Elezi është një ndër figurat e reja politike i cili u bë i njohur për opinionin si zëdhënës i Besës dhe Kryetar i Këshillit KomunalLëvizjes BESA për Komunën e Tearcës ku u dëshmua si një menaxhues i sukseshëm.

Për shkak të kandidaturës për kryetar komune të Amir Elezit dhe angazhimeve të kampanjës strukturat e degës vendosën që me Këshillin KomunalLëvizjes BESA të udhëheqë Daut Memishi nga Sllatina, për kryetar i shtabit Komunal u zgjodh Metin Limani nga Tearca. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori