Ameti takohet me ambasadoren franceze Oer
Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti ditën e sotme u takua me ambasadoren e Francës në Maqedoni, Loren Oer.

Në këtë takim u fol për bashkëpunimin të cilën e ka Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor me Ambasadën e Francës në Maqedoni. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se me sukses të madh po realizohet bashkëpunimi në fushën e ndryshimeve klimatike. Po ashtu si sukses tjetër është përmendur edhe trajtimi me ujërat e zeza me theks të veçantë për ndërtimin e stacionit filtrues në Shkup, shkruan Zhurnal.mk.

Gjithashtu ata shprehën gatishmëri për bashkëpunim edhe në të ardhmen./Albeu.com/
Shtuar më 26/04/2016, ora 14:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori