Fatjon Hoxha: Burri i Merushes më tha të mos i shkoja më në shtëpi asaj pasi ai do të ikte në Greqi

Një rrëfim ekskluziv vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ me autore të programit Evis Ahmeti, nga Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i Merushe Hazizaj që u vra nga babai i të riut.

Mes lotësh Fajtoni tha se kishte ngrenë dhe pirë në familjen e Merushes, ndërsa mbanin një lidhje të fshehtë së bashku. Ai tregoi mes të tjerash se arsyet ekonomike e kishin shtyrë që të kthehej në banesë pranë prindërve të tij.

Pjesë nga intervista:

Më tregoi se nuk e dua burrin. Më tha; “Nuk shkoj mirë”.

A të ka treguar ndonjëherë se është dhunuar nga Andueli?

Jo se ka dhunuar.

Si reagoi Anueli kur e mori vesh?

Erdhi te shtëpia. Ai ka ngrenë dhe ka pirë me mua. Kemi dalë për kafe.

Si i mbanit këto miqësi?

Unë te shtëpia e Merushes shkoja shpesh herë. U bëra si i shtëpisë. Krijuam një lidhje me vëllezërit e saj, ishim si shokë. Krijuam shoqëri me ata. Flisja me Merushen njëkohësisht.

E keni dhunuar Anuelin?

Jo se kam dhunuar. As unë as vëllai i Merushës. Ai njëherë më takoi mua në zonën e Roskovecit. Më tha; mos shko më te shtëpia e Merushes se do iki në Greqi unë. Merushja e ka denoncuar në polici Anuelin. Më tha; po zihemi. Pastaj më mori në telefon vëllai i saj dhe më tha; eja shkojmë marrim pak Merushen.

Motra e Merushes deklaroi shumë gjëra për të. Pse kjo largësi e Merushes me familjen e vetë?

Po nuk vinte. Ishim në Fier me qira. Ata nuk donin që të shkoja unë në shtëpinë e tyre. Unë kam ngrenë dhe kam pirë në shtëpinë e saj. Ata i thonin që ai është akoma i martuar, si e pranon ti një burrë të martuar. Ata se dinin se si i kishim gjërat ne. As ish-gruan time nuk e kanë trajtuar. As kontakte të mira me të nuk kisha, ziheshim. Nuk na hahej muhabeti. Kishim debate. E kam qëlluar.

A kishin nje arsye të fortë pse s’donin që të jetonte me Merushen?

Ata nuk e donin, s’e dëgjonin njerëzit. Thoshin që ka 3 fëmijë, do marrin pasurinë tonë. Ajo thoshte; Nuk ke punë me fëmijët, se ata do i rrisë familja ime, ne do shohim punën tonë. Babai ishte autoritar, ai vendoste dhe për motrat dhe bënte fjalë. E dhunonte nënën time, që të vegjël dhe tani. E ka rrahur dhe tani.

Pse u kthyet aty?

Kohët e fundit shkova në Vlorë, punova 7 muaj. Ajo punoi 13 ditë në një furrë buke, por e la punën se u sëmur me COVID. Nuk shkoi më në punë. Ikja që në 5 të mëngjesit dhe deri në 16:00. I thashë ‘rri në shtëpi’.

Çfarë të tha babai kur shkuat në shtëpi?

I thash që s’ja dalë dot, do kthehem. ai më tha; ajo nuk punon. “Kush tha që nuk punon?” i thash. ‘Ok’, më tha. Dy ditët e para u soll mirë. Jetonim 10 metra larg nga njëri-tjetri. pas nja 2 ditësh, e pa që ajo po bënte punë i thoshte; ‘mos rri te soba. I kam bërë unë shtëpitë’./Balkanweb