Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në në aksin rrugor Shkozë – TEG, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësot.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftim policie

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 6.12.2022 18:36