Man.United përgatit milionat për yllin e Atletico Madridit

Saul Niguez është në radarin e Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer, përveç sulmit, duket se ka nevojë që emra të rinj të afrohen edhe në repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Man United kanë vënë në shënjestër yllin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

United janë gati të paguajnë 71 milionë funte për kartonin e lojtarit.

Po ashtu, ‘Djajtë e kuq’ pritet t’i sigurojnë lojtarit një pagë prej 150 mijë funteve në javë.

Mbetet të shihet nëse këto plane do të jenë të duhurat për ta parë Saul krah Bruno Fernandes dhe Paul Pogba në mesfushën e United.


Shtuar 15.08.2020 17:20