Ultrasit zikaltër shkojnë në stërvitjen e ekipit për të karikuar skuadrën (VIDEO)

Në prag të derbit italian, “Curva Nord” u mblodh në Appiano Gentile për të mbështëtur Interin.

Skuadra zikaltër do të luaj nesër kundër bardhezinjve dhe para nisjes për në Torino, shumë tifozë janë mbledhur në qendrën stërvitore për të mbështetur skuadrën e Simone Inzaghit.

Shumë flamuj, shumë pankarta dhe thirrje kundër Juventusit dhe presidentit Andrea Agnelli. Ultrasit zikaltër nuk do të jenë të pranishëm në stadium mbrëmjen e nesërme, por nuk kanë dashur të humbasin momentin për të karikuar ekipin e tyre./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.04.2022 17:33