Ambasadorja e Holandës: Qytetarët të lodhur nga "Shkupi 2014"
Pëlqej
Ambasadorja e Holandës në Shkup Marriet Schuurman, në një intervistë për Inbox7, ka deklaruar se tek qytetarët e Maqedonisë po vërehet një lodhje sa i përket projektit "Shkupi 2014">2014".

"Mendoj se shqetësimi i qytetarëve është i arsyeshëm, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera, kur duhet të kemi përgjigje në pyetjen se: Çfarë po ndodhë me paratë e mia. Dollarin tuaj, euron ose denarin, mund ta shpenzoni vetëm njëherë, dhe siç thashë, lidhur me shpenzimin e parave në investime joproduktive, gjë që shikuar në plan afatgjatë, nuk kontribuon për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin. Qytetarët me të drejtë pyesin, nëse ka mundur të kishte investime më produktive", ka thënë ambasadorja Schuurman.

Lidhur me përkeqësimin e gjendjes në sferën e lirisë së medias, zonja Shurman, ka theksuar se indikatorët tregojnë se kjo gjendje vazhdon prej shumë vitesh, gjë me të cilën konfirmohet shqetësimi i tyre për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori