Ambasadorët zbarkojnë në selinë e VMRO-DPMNE-së
Ambasadori Charles Garrett dhe Ministri britanik për Evropën dhe Amerikë, Alan Duncan, aktualisht ndodhen janë tek selia e VMRO-DPMNE-së.

Nuk ka asnjë informacion se cili është misioni i kësaj vizite të diplomatëve në vend, por vjen pas deklaratës së BDI-së që deklaroi se dallimet mbi përdorimin e gjuhës shqipe janë tejkaluar dhe se nesër pritet që të fillojnë për negociatat për formimin e qeverisë së re me LSDM-së.

Gjithashtu edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi sot se qeveria do të formohet në fillim të marsit.

Pas takimit në selinë e VMRO-DPMNE, diplomatët do të shkojnë në takimin në selinë e LSDM-së./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori