Ambasadorja gjermane pas takimit me Arifin: Të zhbllokohet procesi dhe të ecet përpara
Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni ka theksuar se momentalisht është e rëndësishme zhbllokimi i krizës në Maqedoni dhe formimi në një kohë sa më të shpejtë i qeverisë.

Ndërkohë nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, pas takimit me ambasadoren gjermane tha se shpreson komisioneri Han do të kontribuojë në zgjidhjen e situatës.

"Është shumë e rëndësishme që të zhbllokohet procesi dhe të shkohet një hap përpara. Pra fillimisht të formohet Qeveria dhe të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme", ka deklaruar Kristine Altauzer.

"Gjithmonë është mirë kur autoritete si komisari Han vinë në vendin tonë. Normalisht ata janë të shqetësuar për zhvillimet këtu duke pasur parasysh faktin që ne jemi një vend kandidat për BE, dhe normalisht që komisionerin Hahn do ta dëgjojmë me kujdes të veçantë dhe shpresojmë që ai do jep një kontribut për përfundimin e formimit të institucioneve në vendin tonë", u shpreh gjatë takimit nënkryetarja e BDI-së, Teutra Arifi. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2017, ora 15:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori