Ambasadori slloven mes fëmijëve me nevoja të veçanta
Pëlqej
Çarshia e vjetër
Ambasadori slloven në Shkup Alain Brian Bergant gjatë ditës së hënë qëndroi mes fëmijëve me nevoja të veçanta në këshëllimoren e shoqatës "Rrezja" në Shkup. Ambasadori Bergant me pjesmarrje aktive në shpërndarjen e dhuratave për 23 fëmijët nga Shkupi dhe Kumanova dhe 20 prindërit që e shoqëronin, shprehu kënaqësinë që po ju uron këtyre fëmijëve festën e Kurban Bajramit dhe u shpreh i gatshëm në ndihmën e vazhdueshme që do japë te këta fëmijë edhe në qasje individuale.

“Më vjen shumë mirë që brenda muajit po e vizitoj këtë këshillimore dy herë, me premtime të realizuara dhe më 3 dhjetor, Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta do të vizitoj këshillimoren e kësaj shoqate në Kumanovë.”, tha Bergant.

Përkrahja e inisiativës së ekipit të shoqatës “Rrezja” për ta kthyer këtë këshillimore në suaza të funksionimit institucional ishte ndër më të rëndësishmet për këtë ekip që punon me fëmijë me nevoja të veçanta në tre qytete të mëdha.

“Nga ambasada e Sllovenisë dhe veçanërisht nga ambasadori Bergant po gjejmë një ndihmë të pakursyeshme dhe permanente për këta fëmijë si dhe ambasadori përkrahu idenë e institucionalizimit të këshillimores jo vetëm në Shkup, por dhe në Tetovë e Kumanovë.” tha nënkryetari i shoqatës “Rrezja” Mr. Bunjamin Memedi.
Shtuar më 15/11/2010, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori