Ambasadori i Shqipërisë në
Shkup, Arben Çejku, ka pritur në rezidencën e tij Musli Ahmedovskin nga Velesi, i cili për shkak të presioneve të vazhdueshme në qytetin e tij, është detyruar të braktisë shtëpinë dhe të sjellë familjen në
Shkup.
Ambasadori Çejku tha se Ahmedovski e ka njoftuar atë në hollësi se çfarë ka ndodhur me të dhe familjen e tij në Veles, si familje e vetme shqiptare në një lagje me enti maqedonase.
Ambasadori Çejku tha se Musliu ka pasur vështirësi në komunikim dhe kohën e fundit ka patur problem edhe në jetën e përditshme, duke u penguar në punë si dhe duke u kërcënuar nga huliganë maqedonas që ai të braktis shtëpinë e vet dhe aktualisht ka larguar fëmijët dhe gruan e tij nga shtëpia, shkruan gazeta Koha.
"Ky është një
rast shqetësues jo vetëm për ne si ambasadë, por më tepër është shqetësues për vet opinionin publik në Maqedoni", tha Çejku, sipas të cilit, nga ky
rast do të duhet të ndjehet i prekur çdo qytetar, pavarësisht se në cilin pjesë të territorit të Maqedonisë jeton, apo cilës enti i takon.
"Ky është një
rast që duhet të alarmoj pikë së pari
institucionet përgjegjëse, të cilat duhet të marrin në mbrojtje këtë qytetarë, por duhet të analizojnë me kujdes rastet e tilla që nuk duhet të përsëriten në të ardhmen dhe liria e qëndrimit dhe komunikimit, e punës dhe jetës duhet të jetë e garantuar për çdo qytetar, pavarësisht etnisë, gjuhës dhe fesë. Ne e dëgjuam me vëmendje këtë qytetar dhe në rrugë institucionale do të komunikojmë me
institucionet përgjegjëse në Maqedoni dhe shpresojmë dhe jemi të bindur që jo vetëm kjo familje do të gjejë zgjidhje, por jemi të bindur se
institucionet do të refektojnë qartësi mbi këtë
rast duke i prerë rrugën fenomeneve të tilla, të cilat fatkeqësisht të kujtojnë remenishenca të së kaluarës, të cilat unë nuk dua ti përmend, por dua ti pritet rruga që në fillim", u shpreh
Ambasadori i Shqipërisë në
Shkup, Arben Çejku. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012,
ora 12:21