Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Ambasadori serb bojkoton pritjen te presidenti Ivanov
Presidenti Ivanov
Ambasadori i Serbisë në Shkup, Tomislav Gjurin nuk ka marrë pjesë në pritjen tradicionale të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, të organizuar për nder të korit diplomatik të akredituar në Maqedoni.

Arsyet për këtë, siç mëson portali “Zhurnal” nga burime jozyrtare, ka qenë prania e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoni, Skënder Durmishi.

Nga Kabineti i presidentit Ivanov nuk kanë mundur ta konfirmojnë mungesën e ambasadorit serb, por as praninë e tij.

pritjen e organizuar për të gjithë përfaqësuesit diplomatikë në Maqedoni, kreu i shtetit ka mbajtur edhe një fjalim para tyre.
Shtuar më 14/01/2011, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori