Ambasadori i Gjermanisë, Gerberich priti nxënësit e ShMP "Jahja Kemal" në zyrën e tij
Drejtori Onder Ozgurlu, Përgjegjësi për Marrëdhëniet me Publikun Syrija Tauk, koordinatori i Projektit Erasmus + KA229 Veselqe leontevska dhe tetë nxënës të ShMP “Jahja Kemal” dje janë pritur nga Ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Shkup, Thomas Norbert Gerberich në zyrën e tij.

Në këtë takim eshtë diskutuar për Projektit Erasmus + KA229 -partneritete strategjike për shkëmbimin e nxënësve.

Projekti i parë i ShMP “Jahja Kemal” është me partneritet me shkolla të mesme nga Lituania, Hollanda dhe Gjermania.

Është diskutuar edhe rreth mundësive për studime në universitete në Gjermani dhe projekte të reja Erasmus, përcjell Zhurnal.mk.
Shtuar më 16/11/2019, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori