Ambasadori Hysa lule në varrin e Arbën Xhaferit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Ylber Hysa, në kuadër të aktiviteteve në shënim të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, sot vendosi buqetë lulesh në varrin e Arbën Xhaferit në Tetovë, njofton INA.

Me këtë rast ambasadori Hysa krahas përkujtimit të figurës së Xhaferit, vlerësoj se sa shumë i mungon këtij vitit jubilar Arbën Xhaferi.

Ambasadori Hysa theksoj se, "Arbër Xhaferi punën e fundit që nuk ka arritur ta bëjë është reflektimi mbi 100 vjetorin e Pavarësisë. Po përgatitej që me 28 nëntor në Vlorë të shpaloste vizionin e tij se si e kanë pasur shqiptarët jashtë Shqipërisë këto 100 vjet e fundit dhe kah më tutje. Kemi mbetur pa e dëgjuar mesazhin e tij të fundit kuptimplotë. Por, edhe pse varri mbetet i heshtur, vizita që i bëhet pikërisht me këtë përvjetor, mbetet prore një pelegrinazh inspirues për të reflektuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë". /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2012, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori