Mbretëria e Bashkuar regjistron mbi 88 mijë raste me Covid-19 vetëm në 24 orë

Mbretëria e Bashkuar për të dytën ditë radhazi ka regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 88,376 raste të reja, sipas shifrave ditore të qeverisë.

Ka pasur gjithashtu 146 vdekje.

Kujtojmë se, Mbretëria e Bashkuar raportoi dje 78,610 raste./albeu.com


Shtuar 16.12.2021 17:40