Ambasadori britanik: Çelësi për dalje nga kriza është mbajtja e përgjegjësisë
Ambasadori britanik në Shkup, Çarls Garet në një intervistë për BIRN, ka deklaruar se kriza aktuale politike në Maqedoni është e thellë dhe do të duhen vite deri sa të normalizohet gjendja.

"Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë vetëm se hapi i parë, por i domosdoshëm për dalje nga kriza. Çështja kryesore do të jetë zbardhja e të gjitha dyshimeve dhe vënia para drejtësisë e të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale si manipulimin e zgjedhjeve, afera korruptive dhe keqpërdorime të pushtetit për interesa personale dhe partiake", ka thënë ndër të tjera Garet, transmeton Zhurnal.

"Në këtë kontekst ne i japim përkrahje Prokurorisë Speciale t'i hetojë të gjitha rastet e dala nga përgjimet e paligjshme", ka shtuar më tej ai.

Garet është shprehur optimist se nuk do të ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve pas shtyrjes së tyre dy herë më parë./Albeu.com/

Shtuar më 11/10/2016, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori