Ambasadori aktual i Estonisë në Turqi, Aivo
Orav, do të jetë
ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në
Maqedoni. Vendimin që të mërkurën e bëri të ditur Brukseli, e ka sjellë Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, njofton Zhurnal.
Orav në
Maqedoni vjen në vend të ambasadorit Peter Sorensen, i cili vetëm pas disa muajve të kaluara në Shkup, në qershor u emërua
ambasador i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë. Pritet që ai ta marrë detyrën në fillim të muajit shkurt.
Shtuar më 21/12/2011,
ora 17:07