Ambasada gjermane: Të shqetësuar për vendimin e Ivanov
Ambasada gjermane në Shkup ka shprehur shqetësimin për shkak të njoftimit të kryetarit Gjorge Ivanov për t’i amnestuar politikanët, shkruan Zhurnal.

Ambasada pret që të respektohet nga të gjitha palët parimi i sundimit të ligjit, duke shpresuar që të mos vij deri te acarimi i krizës politike dhe do të ruhet siguria publike.

Në njoftimin e ambasadës thuhet gjithashtu se PSP-ja duhet patjetër të vazhdojë me punë, pasi që është kyçe për stabilizimin e shtetit./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori