Ambasada gjermane: Nuk ka kushte për zgjedhje të standarteve europiane
Ministria e Jashtme e Gjermanisë vlerëson se, në Maqedoni nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve të standardeve evropiane, duke ndarë kështu të njejtin mendim me vlerësimin tashmë të njohur të BE-së dhe SHBA-ve.

Sipas këtij njoftimi, Maqedonisë i duhen hapa të mëtejshme reformuese para se të krijohen kushtet për zgjedhjestandardeve evropiane.

Gjithashtu, ambasada gjermane i fton partitë politike të përfshira në proces që të japin maksimumin dhe të tregojnë vullnet politik për të gjetur zgjidhje të përbashkët që do ta lëviz vendin drejt integrimeve evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2016, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori