Ambasada e SHBA-së përkujton 11 shtatorin në Shkup
Çarshia e Shkupit
Në përkujtim të dhjetë vjetorit të sulmeve teroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, Ambasada e SHBA-ve në Shkup do të organizojë tre evenimente në nder të viktimave të asaj dite tragjike dhe për të bashkuar njerëzit e moshave të ndryshme, besimeve dhe përkatësive të ndryshme etnike për të riafirmuar frymën e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë.

Shetitje memoriale: 11 shtator, e diel, nga ora 9:00 - 11:00 komuniteti i Ambasadës organizon një shetitje memoriale për të nderuar viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e atyre që pësuan në 11 shtator. Së bashku do të ecim për të nderuar qëndrueshmërinë e individëve, komuniteteve dhe kombeve. Shetitja do të fillojë në ora 9:00 para Ambasadës, ku ushtruesi detyrës ambasador i SHBA-ve Brian Aggeler do të mbajë fjalim dhe më pas do të fillojë shetitja në rrugët Samoilova dhe Lazar Liçenoski, dhe do të përfundojë përsëri para Ambasadës. Shetitja do të përfundojë me një eveniment me muzikë dhe argëtim. Ky eveniment është i hapur për publikun dhe ne mirëpresim të gjithë që dëshirojnë të marrin pjesë.

Aksion bamirës: 12 shtator, e hënë nga ora 10:30 deri në 16:00, Ambasada e SHBA-ve së bashku me Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit do të organizojnë për herë të tretë një aksion për dhurim të gjakut dhe grumbullim të produkteve ushqimore që do të mbahet në parkingun para Ambasadës. Në ora 10:30 ushtruesi detyrës ambasador i SHBA-ve Brian Aggeler dhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Maqedonisë Sait Saiti do të bëjnë hapjen e evenimentit për publikun. Qëllimi i këtij aksioni bamirës është që të nderohen viktimat e 11 shtatorit përmes një dite shërbimi për komunitetin duke i bashkuar njerëzit nga të gjitha besimet, etnicitetet dhe rasat, pa marr parasysh bindjet e tyre politike apo fetare dhe duke u përqëndruar në një kauzë të përbashkët. Shpresojmë të na bashkangjiteni dhe të ndani kohë për të ndihmuar të tjerët në përvjetorin e sulmeve teroriste të 11 shtatorit.

Ekspozitë përkujtimore për 11 shtatorin: 12 shtator, e hënë, më fillim në ora 17:30 në kafenenë Menada në Qarshinë e vjetër, ushtruesi detyrës ambasador i SHBA-ve Brian Aggeler do të bëjë hapjen e një ekspozite të veçantë të fotografive komemorative për 11 shtatorin të quajtur “Dhjetë vite më pas: storja e komuniteteve dhe qëndrueshmërisë.” Përsëri, ky eveniment është i hapur për publikun dhe Ambasada e SHBA-ve ju fton të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës për të shënuar dhjetë vjetorin e evenimenteve të 11 shtatorit. (INA)
Shtuar më 09/09/2011, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori