Ambasada e SHBA-ve në Shkup: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre
Ambasada e SHBA-ve në Shkup me një njoftim për ditën e zgjedhjeve ju ka bërë thirrje votuesve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të dalin të votojnë dhe të paraqesin të gjithë problemet në rast të parregullësive zgjedhore.

”I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës me anë të së cilës ata do të shprehin qëndrimet e tyre për problemet që i tangojnë në shoqëri.

Gjithashtu i inkurajojmë qytetarët, shoqërinë civile dhe mediumet që të paraqesin të gjithë problemet në rast të parregullësive zgjedhore” thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni.

Të njejtin mesazh e kanë dhënë edhe nga përfaqësitë tjera diplomatike në Maqedoni, gjatë ditëve të kaluara. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2017, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori