Platforma për bashkim, Alibeaj: Pse duhet ta mbështesë çdo deputet dhe pse tërheqja e Berishës është e domozdoshme

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se platformën për bashkimin e Partisë Demokratike duhet ta mbështesë çdo deputet.

Alibeaj tha se Berisha s’mund ta marrë peng partinë dhe sipas tij dorëheqja e Berishës është e nevojshme, ashtu si ajo e kryedemokratit Basha.

Komentet Alibeaj i bëri teksa ishte i ftuar në “Kjo Javë” në Neës24 ku foli për zhvillimet e fundit në kampin blu.

“Është i ftuar ccdo deputet që beson se nëpërmjet këtyre parimeve do të arrihet krijimi i një baze të fortë demokratësh. Ajo nuk është platformë e imja, por e mbështetur nga 32 deputetë. Shqetësimi i deputetëve ishte fakti që kishin marrë një problematike, një proces i njëanshëm gjoja i rikrijimit të strukturave të PD. Ajo që unë besoj në peshën e përgjegjësisë, kemi detyrimin ne t’u krijojmë integritetin sepse PD është ajo që do të luftojë regjimin dhe duke parë këtë si synim final, kjo është një zgjidhje e mirë. Ka nevojë për pasurim, ccdo gjë është e hapur. Bashkimi nuk është bashkim individësh, por bashkimi i anëtarëve të PD. Ky nuk duhet të jetë bashkim i shtëpisë sonë, por të rezonojë edhe tek pjesa jashtë. Çështja nuk do duhet parë me njërin apo tjetrin, kjo kulturë duhet të largohet, idhujt, individualitetet. Duhet bërë një shkëputje nga kultura e të shkuarës që PD të bëhet atraktive në tregun elektoral.

Berisha, jashtë apo brenda PD?

Me 11 shtator grupi është pa Berishën në të. Kjo është përbërja dhe s’ka dyshime. Ajo se unë besoj se është më e qartë është fakti që për të ka një etiketim non grata nga SHBA. Kjo ccështje përcakton marrëdhëniet PD-SHBA. Jo vetëm për kulturë politike besoj se ruajtja në mënyrë të sinqertë këto marrëdhënie prevalon mbi këdo. Berisha ka ardhur në PD me një vendim gjykate jo i formës së prerë. Ai vendim nuk i jep të drejtë Berishës të zaptoje PD-në. Secili prej nesh duhet të lëshojë diccka nga vetja. Basha dha dorëheqjen se iu kërkua nga një pjesë e madhe me idenë për të kapërcyer këtë moment dhe Berisha do të duhet të bëjë të njëjtën gjë.