E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Amandamentet për buxhetin shtyjnë shkarkimin e Marko Zvërlevskit
Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska caktoi për nesër vazhdimin e debatit sipas amendamenteve për buxhetin.

Me këtë veprim, ajo praktikisht ia bëri të pamundur kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, të caktojë seancë plenare për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.

Nga Kabineti i Xhaferit njoftuan deri tani nuk dihet se kur do të caktohej vazhdimi për shkarkimin e Zvërlevskit, meqë po tentojnë të arrijnë konsensus partiak.

Nuk përjashtohet mundësia që me zgjatjen e procedurës për shkarkim dhe me afatet ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik, procedura të zgjatet deri pas zgjedhjeve lokale. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori