"Aman", 10 mijë firma kundër ligjit për energjitikë
Lëvizja qytetare "Aman" parashtroi në Kuvend propozim iniciativën për ndryshim të ligjit për energjetikë. Nevojiten gjithsej 10 mijë nënshkrime nga qytetarët që të zgjedhurit e popullit të diskutojnë në një seancë plenare rreth kthimit të rrymës së lirë gjatë ditës dhe që askush të mos detyrohet të paguajë për shërbime të ngrohtores të cilat nuk i përdor, njofton Portalb.


"Aman" pret që brenda një jave të marrin përgjigje nga ana e kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski. Ata shprehen se besojnë në fuqinë e popullit dhe se shpresojnë që nëpërmjet kësaj iniciative të luftojnë për ndryshime të ligjit për energjetikë.

Sipas nenit 71 të ligjit, çdo qytetar ose lëvizje qytetare ka të drejtë të propozojë ndryshime të ligjit. Në ndërkohë, lëvizja qytetare Aman vazhdon me protestat kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike, të derivateve dhe ushqimit, çdo të shtunë. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2012, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori