Almirin e vranë sërish sot
Boban Iliç nuk u dënua me akuzën e vrasjes me dashje të Almirit të vogël, por për aksident me pasoja të rënda.

Madje, duke mos marrë fare parasysh se ka vdekur një njeri, prokuroria në Kumanovë kërkon burgim edhe të familjarëve të viktimës me argumentin se kishin ushtruar dhunë ndaj vrasësit, Boban Iliç.

Pas këtij vendimi, familjarët kanë ngritur padi ndaj prokurores Suzana Kusigerska dhe gjykatëses Maja Denkovska.

Albeu.com raportoi lajmin se prokuroria kishte apeluar lirimin e Boban Iliçit me shpresën se më në fund do të kishim drejtësi për Almirin.

Por nuk paska qenë e thënë.

Problemi tek ky vendim nuk është mënyra se si ka gjykuar gjykatësja por ngritja e akuzës nga prokuroria, e cila nuk e ka kategorizuar si vrasje me dashje, por si aksident me pasojë vdekjen, edhe pse Boban Iliç i përplasi me dashje familjen Aliu në spitalin e Kumanovës.

Mjafton ky kategorizim i akuzës për të parë se sa me standarde të dyfishta operon drejtësia për shqiptarët në Maqedoni.

Maqedonia ka bërë shumë hapa para që prej largimit të Gruevskit nga pushteti, por duket se drejtësia ka mbetur ende peng e mentalitetit të periudhës së Jugosllavisë ku shqiptarët shiheshin si qytetarë të dorës së dytë apo të tretë. /E.Senja-Albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori