"Almiri", Joveski: Ka vendim për rikualifikimin e veprës
Pëlqej
Kryeprokurori Publik Lubomir Joveski konfirmon se në Prokurorinë e Lartë Publike është marrë vendim për rikualifikimin e veprës nga "vrasje" në "aksident komunikacioni me pasojë vdekjen" në rastin e Almir Aliut.

Sipas Joveskit ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për të përcaktuar paramendimin në vepër tek i akuzuari për vrasje, Boban Iliç.

Joveski theksoi se vendimi fillimisht është marrë në Prokurorinë e Lartë, para se ai të emërohej si i pari i Prokurorisë Publike, ndërsa më pas lënda është referuar në Republikane ku edhe është votuar pro rikualifikimit.
Shtuar më 22/02/2018, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori