Aliu-Jankullovskës: Kërcënoni shqiptarët servilë, jo mua (VIDEO)
Sot në Parlamentin e Maqedonisë është zhvilluar një debat i ashpër mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Imer Aliu.

Me një ton aspak miqësor Jankullovska i është drejtuar Aliut duke i thënë: "ti aspak nuk lexon për atë që flet, në ajër i interpreton faktet, nuk di të formulosh pyetje".

Debati lindi pas fjalës së Imer Aliut, i cili dekalroi se qeveria nuk mund të fajësojë një etnitet të tërë lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë në muajin prill.

Deputeti i Opozitës shqiptare reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministres së brendshme duke i thënë hapur në foltoren e parlamentit duke i thënë se "nuk mund të më kërcënoni sip kërcënoni shqiptarët servilë që keni në krah".

"Në vend që të më kërcënoni mua, duhet të përgjigjeni se kush i mbanë peng të arrestuarit, kush i rrahë të paraburgosurit, si ndodhi që gruaja te rrihet nëpër koridoret e gjyqeve. Mos u nervozoni qëndroni e qetë. Mua nuk mund të më kërcënoni, sepse unë nuk bëjë pjesë te ato servilët shqipatarë që qëndrojnë afër jush", reagoi ashpër Imer Aliu. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2012, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori