Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Aliti: Nëse LSDM ka dyshime, ne jemi të gatshëm të udhëheqim procesin
Kryetari i komisionit qendror të BDI-së, Rafis Aliti, në një emision debativ mbrëmë deklaroi se nëse LSDM-ja ka dyshime se nuk mund ta mbarojë punën për qeverinë e re, BDI mund ta marrë këtë përgjegjësi.

Ai u shpreh i bindur se BDI ka kapacitet për të udhëhequr proceset.

“LSDM-ja është ajo e cila i kërkoi nënshkrimet nga partitë shqiptare dhe tani ajo është që duhet ta udhëheq procesin. Përderisa, ata kanë dyshume se nuk mund ta bëjnë këtë, le t’ia japin mandatin një partie tjetër, në këtë rast një partie shqiptare dhe ne jemi ata që do t’i udhëheqim proceset. Unë pres nga LSDM-ja që do të sillet me dinjitet, për shkak se pas vete ka 67 deputetë, kjo do të thotë se pas LSDM-së janë 70% e qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë të luaj me vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Aliti, përcjell telegrafi.

Ai gjithashtu tha se nuk e sheh fajtor për krizën politike, faktorin ndërkombëtar. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2017, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori