Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Aliti: Maqedonia kapitullon pa shqiptarët
Pëlqej
Në protestën e sotme kundër procesit "Monstra", përpara protestuesve ka folur edhe Nevzat Aliti.

Ai iu tha qytetarëve se procesi ku janë dënuar 6 shqiptarë me burgim të përjetshëm është i montuar politikisht.

Aliti kujtoi se shqiptarët janë etni shtet-formuese në Maqedoni dhe se për rastin "Monstra" duhej një reagim edhe më i fortë nga ana e ndërkombëtarëve.

“Në emër të protestuesve në emrin tim personal në emër të lirisë, demokracisë, barazisë, ftoj të gjitha institucionet ndërkombëtare, korrin diplomatik veçmas SHBA-te, Shqipërinë, Kosovën etj që urgjentisht të ndërpritet burgosja e të dënuarve me burg të përjetshëm. Dhe të rifillojë një proces i ri. Drejtësia nuk mund ta thotë fjalën në qoftë se urdhrat politike vijnë nga lartë. Maqedonia nuk mund të ekzistojë pa shqiptarët këtë e di e gjithë bota, edhe maqedonasit. Marrëveshja e Ohrit nuk është ajo e cila u nënshkrua në Ohër, ndërsa diçka tjetër u inkorporua në kushtetutën e RM-së”, tha Aliti./albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori