Aliti: Kush ka kritika ndaj meje t'i thotë publikisht
Pas akuzave të mbërritura në adresë të tij nga deputetë të BDI-së, ka reaguar nënkryetari i Kuvendit, Rafis Aliti. Sipas tij, bashkëpartiakët e tij, deputetë të BDI, duhet të shprehen publikisht nëse kanë vërejtje për veprimet e tij.

“Nuk besoj se ka deputet nga BDI që janë ankuar për mua. Nëse është ashtu, le të dalin dhe publikisht me emër dhe mbiemër ti tregojnë vërejtjet. BDI është parti demokratike dhe secili anëtarë mundet haptazi ti kritikojë kolegët dhe idetë, dhe gjithë kjo në drejtim të funksionimit më të mirë të partisë”, thotë Aliti për "Dnevnik".

Nënkryetari i Kuvendit, Rafis Aliti, përgënjeshtron zërat kundër tij, duke u shprehur se nuk po vepron në kundërshtim me politikat partiake, por po bashkëpunon vazhdimisht me Ahmetin.

Ndërkaq, Aliti refuzoi të përgjigjet nëse pas kësaj qëndron problemi me betejën për funksionet lokale partiake. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori