Aliti: 4 pikat e BDI-së janë të panegociueshme, VMRO dhe LSDM duhet ta pranojnë platformën
Anëtari i kryesisë qendrore të BDI-së, Rafis
Aliti, ka thënë se katër pikat e BDI-së janë të panegociueshme, dhe qoftë VMRO apo LSDM duhet ta pranojnë
platformën e BDI-së.
“Poashtu edhe marrëveshja që u arrit me subjektet shqiptare është pjesë e qeverisë së ardhshme. Qoftë VMRO apo LSDM duhet të pranojnë, madje
platformën politike të BDI-së nëse duan të kemi qeveri të ardhshme”, ka thënë
Aliti në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 21:48