Alimi lexon Platformën Shqiptare, ja reagimi i deputetëve të VMRO-së
Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, gjatë fjalës së tij Kuvend, lexoi Platformën Shqiptare, për të vërtetuar se kjo Deklaratë nuk ka asnjë gjë të keqe dhe se ato që shkruhen aty janë vetëm kërkesat e shqiptarëve.

Por, Ilija Dimovski i VMRO-së, nga ana tjetër e falënderoi Alimin duke i "konfirmuar se Platforma ekziston".

"Platformë ka. E lexoi z. Ejupi, për të cilën e falënderoj. Kërkoj nga kryesuesi te shpërndajë stenogramet që ta kuptojnë dhe ata që kanë dilema", u kundërpërgjigj Dimovski.

Kujtojmë se Dimovski ka kërkuar zgjedhjen sa më të shpejtë të kreut të Kuvendit, me qëllim shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori