Ali Ahmeti: Vizita e Papës, historike
Pëlqej
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përshëndetur vizitën e sotme të Papës në Tiranë.

Ai tha se vizita është historike dhe se bëhet për shkak se shqiptarët e kanë dëshmuar ndër shekuj se janë njerëz të vyrtytshëm, që kanë tolerancë fetare.

"Kam nderin e veçantë që të përshëndes vizitën e Atit të Shenjtë, kreut të Kishës Katolike, Papa Françesko, në Shqipëri, që paraqet vizitën e parë në ndonjë vend në Evropë që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike.
Vizita e sotme e Papa Françeskos në Tiranë është shprehje e mirënjohjes së mbarë njerëzimit për bashkëjetesën ndërfetare të shqiptarëve ndër shekuj si virtyt i shquar i kombit tonë që sot duhet të shërbejë si model për tejkalim të mosmarrëveshjeve fetare në botë, por edhe si urë lidhëse midis Krishterimit dhe Islamit", tha Ahmeti.

Ali Ahmeti ka theksuar se kjo bashkëjetesë nuk është rastësi për një popull të lashtë që pati në gjirin e vet një personalitet që i fali dashuri njerëzimit si Nënë Tereza. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori