“Ben Qimes” i sekuestrohen 13 pasuri! Kush është i forti i Fierit me të shkuar të errët?

GJKKO ka sekuestruar 13 pasuri e Arben Isufajt ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”.

Isufaj është një personazh mjaft i njohur I botës së krimit në vend.

Sipas informacioneve, SPAK bëri një kërkesë, dhe Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit vendosi sekuestro ndaj 13 pasurive që dyshohen se i përkasin Arben Isufit.

Gjithashtu bëhet me dije se do të hetohen edhe pasuritë e familjarëve të tij.

Po kush është Arben Isufaj që njihet si më i forti i qytetit të Fierit?

Emri i tij është bërë i njohur që në fillim të viteve ’90 në qytetin e Fierit ku pas një përplasjeje për çështje “të fortësh” në qytet, i vrasin babanë. Pikërisht kjo vrasje nisi serinë e eliminimeve në Fier dhe hakmarrjen me fisin Hasani duke rezultuar me një numër të madh të vrarësh. Ai është akuzuar se kishte një linjë të fuqishme të furnizimit të Europes me kokainë përmes Holandës, megjithatë as prokuroria jonë dhe as ato huaja nuk e vërtetuan këtë fakt.

Isufaj u fut në sektorin e ndërtimit në mesin e viteve 2 000 duke u kthyer në njërin prej ndërtuesve më të mëdhenj një Fier. Ai u arrestua në vitin 2014 pas një operacioni të bujshëm në zonën e Liqenit në Tiranë për t’u liruar disa kohë më vonë.  Emri i tij u përfol edhe si punëdhënësi i Endrit Dokles për të siguruar dokumentacionin e plotë për të dalë nga burgu. Në 7 shkurt të vitit 2020 OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, ndërsa akuzohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndryshe Arben Isufaj është etiketuar si fermeri që akuzohet si bos i kokainës./albeu.com