Ali Ahmeti uron besimtarët: Agjërim të lehtë dhe të pranuar
Përmes një mesazh urimi, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, uron nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.

"Ju lutem më lejoni që në emër të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’i uroj të gjithë besimtarët e fesë Islame për festën e madhe të Ramazanit me uratat më të sinqerta për agjërim të lehtë dhe të pranuar", thuhet në mesazhin e Ahmetit.

"Sakrifica e besimtarit gjatë muajit të shenjtë të agjërimit është përkushtim dhe devotshmëri për të ndjekur rrugën e besimit Islam si dhe në vlerat e paqes, bashkëjetesës, tolerancës, harmonisë dhe mirëkuptimit.

Uroj që ditët në vijim të festës së Ramazanit të na mbajnë edhe më afër këtyre vlerave si dhe të janë ditë gëzimi dhe lumturie familjare dhe ndërnjerëzore", mbyllet mesazhi i kreut të BDI-së. /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2015, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori