Kryetari i BDI-së, Ali
Ahmeti ka përdorur një metaforë, duke thënë se
Tirana është për shqiptarët e Maqedonisë si nëna, e cila i tërheq
veshin fëmijeve kur ata zihen mes njëri-tjetrit.
“
Tirana zyrtare ka luajtur rolin simbolikisht të nënës, dhe nëna nuk do asnjëherë të keqen e fëmijëve të vet. Mundësitë tona dhe të Shqipërisë kanë qenë këto që janë sot, por ne shpëtimin e strehimin e kemi gjetur në Shqipëri", tha
Ahmeti për Ora News.
Sipas Ahmetit,
Tirana dëshiron që ti ëmbëlsojë raportet mes liderëve shqiptarë në Maqedoni.
Ahmeti ishte sot në Tiranë dhe takoi Ditmir Bushatin, Lulzim Bashën, Bujar Nishanin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2014,
ora 17:10