Ali Ahmeti thotë dy emra të panjohur që e themeluan UÇK-në
Pëlqej
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ka folur për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti ka zbuluar emrat e personave që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha janë pinjollët e themelimit të UÇK-së, ka thënë ai në T7.

Ahmeti ka thënë se merita kanë edhe Afrim Zhitia, Fadil Vata e të tjerë.

Ahmeti po ashtu ka treguar se komunikata e parë e UÇK'së është lëshuar nga Shkupi, në vitin 1993.


Shtuar më 14/06/2018, ora 07:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori