Ali Ahmeti: Të gjitha punët në qeveri i kemi bërë bashkë më VMRO
Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur dje një tubim në Resnjë.

Nga kjo komunë, Ahmeti u shpreh se në qeveri BDI ka punuar për të drejtat e shqiptarëve dhe se të gjitha arritjet janë bërë së bashku me partinë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE.
Po ashtu, ai tha se ideja e presidentit konsensual është ende e fortë dhe se nuk mund ta dëmtojë askush.

“Ne bëmë një propozim që kalon kufijtë e një partie, për president me marrëveshje. Kam dëgjuar shumë analistë e publicistë të cilët janë të vegjël për të trajtuar ide të mëdha", tha lideri i BDI.

Ahmeti shtoi se Bashkimi Demokratik pr Integrim të gjitha arritjet që ka bërë i ka bërë në qeveri. Ai ka përmendur si një hap tejet të madh informimin në shqip në televizionin Alsat-M, duke thënë se janë bërë përparime drejt përdorimit të gjuhës shqipe. /albeu.com/



Shtuar më 18/04/2014, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori