Ali Ahmeti takohet me ambasadorin e BE-së
Pëlqej
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka pritur sot në takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni Samuel Zhbogar, me të cilin ka biseduar për procesin e ndryshimeve kushtetuese, reformat sistemore dhe në përgjithësi rreth situatës politike në vend.

Ahmeti i ka parashtruar para ambasadorit Zhbogar shqetësimet e veta për frymat penguese ndaj suksesit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese.

“Këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin kërkojnë përkushtimin e të gjithëve, institucioneve, partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe të tjerë. Ky proces është i papërsëritshëm dhe është i rëndësisë absolute për sigurimin e rrugës tonë EuroAtlantike”, ka thënë Ahmeti duke theksuar përgjegjësinë e çdo institucioni në vend dhe të çdo individi për të siguruar suksesin e procesit.

Në takim, siç thuhet në njoftimin zyrtar, u diskutuan edhe reformat sistemore dhe të pajtimit si procese të ndërlidhura.


Shtuar më 06/12/2018, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori